22.6 C
Pogradec
23.7 C
Korçë
23.4 C
Bilisht
21.8 C
Ersekë
23.1 C
Maliq
23.3 C
Liqenas
Thursday, October 10, 2024

Maliq/ Shitjet e patates dhe qepës në rënie dramatike: Fermerët po përballen me refuzim nga tregtaret!”

- Advertisement -

Sot, ne redaksinë e Pogradecipress.al sjellim një çështje të posaçme rreth sfidave që po përballen fermerët e zonës së Maliqit. Që prej dy vitesh, sasia e konsiderueshme e grurit dhe misrit ka mbetur e pa shitur, veçanërisht në rajonin juglindor të vendit.

Në të njëjtën kohë, një problem tjetër po bëhet gjithnjë e më i dukshëm, ku qindra tonë të patates dhe qepës mbeten pashitura për shkak të çmimit të ulët në treg. Fermerët lokalë thonë se kjo krizë është theksuar edhe më shumë pas rritjes së sasisë së importit.

Vetëm në zonën e Maliqit, ka mbi 1400 hektarë të mbjellë me këto kultura bujqësore, duke prodhuar mbi 41 tonë në total.

Në një periudhë të shkuar, një kilogram patate dhe qepë kishte një çmim prej 50 lekësh për kilogram, duke sjellë një periudhë stabiliteti për fermerët. Megjithatë, sipas deklaratave të fundit të tyre, momentalisht, kjo situatë ka ndryshuar në mënyrë drastike.

Fermerët njoftojnë se pavarësisht çmimit të ulët, tregtarët vendas janë tërhequr për të blerë këto kultura bujqësore. Kjo ka sjellë një ndërprerje në tregtinë lokale të patates dhe qepës, duke lënë fermerët me një sasi të konsiderueshme të pa shitur.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit