9.4 C
Pogradec
9 C
Korçë
8.1 C
Bilisht
8.1 C
Ersekë
8.3 C
Maliq
9.3 C
Liqenas
Thursday, April 16, 2026

Ledjan Zeqollari/ Liqeni i Ohrit që mrekulloi shkrimtarin britanik në vitin 1850

- Advertisement -

Po ta kishte parë Volteri…
Në vitin 1850, shkrimtari britanik Edmund Spencer, ndërmori një udhëtim të gjatë në Ballkan, të cilin ai e përshkroi në librin “Udhëtime në Turqinë Evropiane, në 1850, përmes Bosnjës, Servisë (Serbisë), Bullgarisë, Maqedonisë, Thrakës, Shqipërisë dhe Epirit, me një vizitë në Greqi dhe në Ishujt e Jonit”.

Gjatë kohës që vizitoi trojet shqiptare, në një rrugëtim nëpër Ohër, Strugë, Elbasan, Krujë, Shkodër, Berat, Përmet, Janinë etj, u ndal edhe në brigjet e Liqenit të Ohrit.
Spencer u mrekullua aq shumë nga pamja e tij, saqë nuk ngurroi të bënte një krahasim mes asaj çka pa dhe një poezie të Volterit e shkruar në vitin 1755, në të cilën iluministi francez i thurte lavde Liqenit të Gjenevës në Zvicër.

Ja se ç’shkruante shkrimtari britanik në kapitullin e IV të librit, pikërisht në faqen 80 të tij, duke i dhënë kështu edhe një sugjerim imagjinar shkrimtarit të madh francez i cili kishte jetuar gati një shekull më parë:

“..po ta kishte parë imzot Volteri, nuk do të thoshte kurrë, kur shkruante në Gjenevë, “Liqeni im është liqeni i parë në botë!” (Mon lac est le premier lac du monde!”

Përgatitur nga Ledjan Zeqollari, Arkivi i Bibliotekës së Torontos, Kanada.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit