Rritja alarmante e aksidenteve rrugore në muajin Dhjetor të vitit të kaluar ka shqetësuar autoritetet dhe publikun në përgjithësi. Sipas të dhënave nga INSTAT, numri i aksidenteve ka shënuar një rritje prej 49.5%, duke arritur në 157 raste krahasuar me 105 të njëjtat aksidente në Dhjetorin e vitit të mëparshëm.
Ndër faktorët që shpërfaqën rritjen dramatike përmendet pjesa më e madhe e të rinjve si shkaktarë të këtyre ngjarjeve tragjike. Numri i të aksidentuarve, duke përfshirë të vrarë dhe të plagosur, ka arritur në 200 persona, një ndryshim i dukshëm krahasuar me 90 të aksidentuarit në të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.
Gjatë gjithë vitit 2023, është regjistruar një total prej 1.285 aksidentesh rrugore, një rritje prej 10.3% në krahasim me vitin e kaluar. Numri i të aksidentuarve, i cili ka shkuar në 1.731 persona, tregon për një rritje prej 8.2%.
Sipas analizave të INSTAT, shumica e aksidenteve rrugore, në 74.5% të rasteve, janë shkaktuar nga sjellja e drejtuesve të mjeteve. Grup-mosha 25-34 vjeç ka shënjuar numrin më të lartë të aksidenteve, duke zënë 25.5% të totalit.
Në muajin Dhjetor të vitit 2023, shihet se periudha e rrezikshme për aksidente ka qenë harku kohor 08:00-12:00, duke përfshirë 24.2% të totalit të aksidenteve rrugore.
Kjo situatë ka nxitur nevojën për masat më të forta të sigurisë rrugore dhe ndërgjegjësim të shoqërisë për të ulur numrin e aksidenteve dhe pasojave të tyre tragjike.