6.7 C
Pogradec
5.8 C
Korçë
4.7 C
Bilisht
5.4 C
Ersekë
4.9 C
Maliq
6.6 C
Liqenas
Sunday, January 26, 2025

I riu vjedh dhe dhunon 3 vajza, u mori 500 euro. Ja detajet…

- Advertisement -

Dren Osmani, 32-vjeç, banues në Prishtinë është arrestuar nga policia e Tiranës, për vjedhjen me dhunë të një banesë në kryeqytet.

2 ditë më parë, shqiptari nga Kosova, ka mundur të hyjë në një shtëpi në zonën e ish-Bllokut, e cila ishte marrë me qira nga 3 vajza nga Filipinet, të cilat jetojnë dhe punojnë në Tiranë. Të rejat kanë rënë pre e dhunës dhe kërcënimeve të 32-vjeçarit në këmbim të sendeve me vlerë dhe parave. Në kushte të tilla vajzat i kanë dhënë paratë, rreth 500 euro dhe është larguar.

Mësohet se të rejat kanë marrë lëndime nga dhuna e të riut, gërvishtje për shkak të goditjeve me grusht. Hetuesit dyshojnë se i riu ka pasur informacion për vajzat filipineze dhe ndërkohë i ka ndjekur derisa kanë hyrë në banesë.

Fillimisht vajzat kanë kundërshtuar, por për shkak të kërcënimeve kanë dhënë paratë dhe pasi është larguar kanë njoftuar policinë. Hetuesit e kanë lokalizuar përmes targave të makinës dhe Osmani është arrestuar në Laç, në tentativë për t’u larguar në drejtim të Kosovës.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit