Burgu i sigurisë së lartë në Drenovë vijon të vuajë mbipopullimin e të burgosurve. Ku nga kapaciteti aktual me 382 vende, në muajin nëntor 2023 ky burg mbajti 212 të dënuar dhe 253 të paraburgosur ose thënë ndryshe 465 persona ose 83 më tepër se kapaciteti. Gjatë muajit dhjetor 2023 sipas burimeve të brëndëshme nga Burgu i Drenovës, rreth 200 të burgosur nënshkruan një pedicion mbi kushtet e vështira që vijnë sipasojë e mbingarkesës, pedicioni i është drejtuar Ministrisë së Drejtësisë, por ende nuk dihet si është proceduar mbi kërkesat e të dënuarve.
Ndërkohë burgu i Pojskës në Pogradec i cili do të trajtojë të burgosurit mbi 60 vjeç ende duket se nuk ka filluar funksionin, por me fillimin e punës së tij do të ketë pakësim të personave në IEVP Drenovë.
Avokati i njohur Nevzat Tarelli thotë se jeta në burgun e Drenovës është vështirësuar shumë nga mbingarkesa. Problemin ai e adreson më tepër tek gjykata e cila edhe për vepra të lehta penale kërkohet masat e sigursë arrest me burg. Ndërkaq një tjetër fakt sipas tij është shtimi i veprave penale.
“Në vlerësimin tim është fakt publikisht i njohur për shkak të qëndrimeve tejet të ashpra në raport me llojin e masës së sigurisë që gjykatat kanë caktuar. Po ta shohësh me vëmendje kjo ngarkesë vjen kryesisht në paraburgim, sepse ne po zgjedhim që dhe për vepra penale relativisht të lehta zgjidhet të jepet masë sigurimi arrest me burg ndërkohë që ligji kondicionon të kundërtën. Arresti me burg duhet të jetë përjashtim, përveç shtimit të rasteve të procedeimeve” tha Tarelli.
Mbingarkesa e IEVP Drenovë prodhon stres tek të dënuarit deri në probleme të shëndetit mendor, potencon Nevzat Tarelli.
“Mbingarkesa prodhon stres qoftë në kuptimin e kushteve në të cilat ata qëndrojnë duke u mbingarkuar dhomat në një numër më të lartë personash. Do të prodhonte një lloj konfliktualiteti dhe në fund nuk do t’i shërbente më mirëadministrimit edhe procesit të rehabilitimit.”
Përveç ambienteve dhe kapaciteti disa herë të tejkaluar, Avokati pranon se në këtë IEVP ka edhe mungesë të personelit, sidomos spitalor. Ai shton se mjekët aty janë me korespodencë dhe nuk ka një shërbim të mirë. Ndërsa për 16 personat me probleme të shëndetit mendor, ai shton se problemet mund të jenë shtuar brënda burgut, pikërisht nga kushtet e vështira të trajtimit.
Ndërkaq në kthimin e përgjigjes të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, evidentohet se vetëm brënda vitit 2023, 4 drejtues janë ndërruar ose shkarkuar nga ky burg, gjë e cila hedh dyshime për keqadministrimin e institucionit.