3.5 C
Pogradec
2.3 C
Korçë
3 C
Bilisht
1.1 C
Ersekë
1.5 C
Maliq
4.4 C
Liqenas
Friday, December 13, 2024

Korçë/ Pas zjarrit në Leshnicë, Prefektuar krijon Strategjinë e zvogëlimit të riskut…

- Advertisement -

Nën drejtimin e Sekretares së Përgjithshme të Prefekturës u mblodh Sekretariati Teknik me pjesëmarrjen e Kryetarit të Këshillit të Qarkut Korçë z. Erjon Nexhipi dhe përgjegjësve të sektorëve të Emergjencave Civile në bashkitë e qarkut, lidhur me hartimin e Strategjive Vendore për Zvogëlimin e Riskut nga Fatkeqësitë, pas hyrjes në fuqi të kësaj strategjie në nivel kombëtar.

Vlerësimi i riskut lokal mbetet prioritet kryesor në administrimin e fatkeqësive dhe adresimin e problematikave që mund të shkaktohen në territor në raste emergjencash. Ky vlerësim shërben si udhërrëfyes që garanton një nivel të ri të efikasitetit dhe reagueshmërisë së strukturave të mbrojtjes civile në çdo bashki e në nivel qarku.

Bashkëpunimi dhe angazhimi i të gjitha institucioneve dhe stafeve teknike do të garantojë realizimin me sukses të këtij procesi me rëndësi strategjike dhe përgatitjen e dokumentave të strategjive përkatëse në çdo bashki, të cilat do kenë si cikël zbatimi periudhën deri në vitin 2030.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit