14.1 C
Pogradec
13 C
Korçë
13.1 C
Bilisht
13 C
Ersekë
12.1 C
Maliq
14.8 C
Liqenas
Tuesday, October 15, 2024

Vërdovë/ I biri u akuzua për “marrdhënie seksuale me të miturën”, familja: Fajin e ka babai që e futi në shtëpi…

- Advertisement -

Pas ngjarjes që ndodhi në fshatin Vërdovë, ku një 29 vjeçar u akuzua se kishte kryer marrdhënie seksuale me vajzën 13 vjeçare të bashkjetueses së të atit, dy djemtë e tjerë duket se po fajsojnë babain e tyre për arrestimin e të vëllait. Mësohet se ata i kanë thënë të atit se ai u bë shkak që futi në shtëpi bashkëjetuesen e cila krijoi ngatërresa në familjen e tyre. Ndërkaq ata ndihen të turpëruar në fshat nga kjo ngjarje.

Më pas me konfliktin e fundit që patën, për hakmarrje ajo kallzoi se vajza e saj e mitur kishte kryer marrëdhënie me djalin, pasi ky i fundit nuk e donte në banesë bashkjetuesen e babait. Ky version është konfirmuar nga të afërmit e fëmijes e cila jeton në fshatin Vërdovë. Ndërkohë që vijojnë hetimet për rastin në fjalë, ndërsa vetë të riut i është caktuar masa e sigurimit personal nga Gjykata e Korçës “Arrest me Burg”. Babai i moshuar i tyre rrezikon të mbetet mes katër rrugëve pas kësaj ngjarje, pasi në sytë e familjes ai është shkaku i të gjithë ndodhisë.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit