5.4 C
Pogradec
4.6 C
Korçë
3.8 C
Bilisht
4 C
Ersekë
3.8 C
Maliq
5.4 C
Liqenas
Monday, December 2, 2024

Vit i vakët për industrinë, ja si paraqitet situata…

- Advertisement -

Çdo vit nxirret më pak naftë në Patos Marinëz, fusha më e madhe naftëmbajtëse mbi tokë, që shfrytëzohet me koncesion nga Bankers Petroleum, një nga eksportuesit më të mëdhenj në vend. Arsyeja është vjetërsimi i fushës.

Këtë vit, parashikimi i kompanisë, sipas burimeve zyrtare është që të prodhohen rreth  500 mijë ton naftë, pothuajse njësoj si në vitin 2023.

Por, gjithçka mund të ndryshojë nëse investimi për projektin e avullit do të fillojë të japë rezultate.

“Ky projekt është një mundësi shumë e mirë për të rigjallëruar fushën e vjetruar të Patos-Marinzës. Që nga viti 2017 deri më sot ne kemi bërë kërkime për këtë teknologji dhe ne tashmë jemi të bindur që kjo do t’i shërbejë të ardhmes.

Në vitin e fundit, 2023-2024 do të investojmë mbi 20 milionë dollarë për projektin e avullit. Në vitin 2029 vetëm prodhimi nga projekti I injektimit të avullit do të shkojë 500 mijë në vit”, pohon Desheng Ma, Nendrejtor i Pergjithshem i Bankers Petroleum.

Fillimisht, janë konfirmuar fizibiliteti teknik dhe ekonomik i stimulimit të avullit në vendburimin e Patos-Marinzës, duke shënuar një hap të rëndësishëm në rigjallërimin e fushës naftëmbajtëse të Patos-Marinzës.

Studimi gjithëpërfshirës zbulon se shtresa e Goranit në fushën naftëmbajtëse të Patos-Marinzës përmban më shumë se 50 milionë tonë rezerva nafte, duke e bërë atë një potencial kryesor për projektin e injektimit të avullit.

Duke parashikuar zbatimin me sukses të këtij plani, kompania parashikon një rritje vjetore të dukshme prej 5% -15% të prodhimit total të fushës naftëmbajtëse të Patos-Marinzës nga viti 2025 deri në vitin 2029. Deri në vitin 2029, Bankers parashikon që prodhimi total vjetor i fushës së Patos-Marinzës të kalojë 800,000 ton naftë.

Në vitin 2022, “Bankers Petroleum”, prodhuesi kryesor i naftës në vend, raportoi të ardhura rreth 26.8 miliardë lekë, me rritje prej 19.1% me bazë vjetore, sipas burimeve të saj zyrtare, duke u renditur e dhjeta më e madhe në vend, sipas qarkullimit vjetor. Bankers’ prodhoi 540 mijë tonë naftë në vitin 2022.

Burimi: Revista Monitor

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit