Në datat 13 dhe 14 Janar, ka nisur censusi i shpendëve dimërues në vend. Në qarkun e Korçës, dita e shtunë filloi numërimin e shpendëve ku specalistët e zonave të mbrojtura, studiuesit dhe profesorët universitar të ndarë në grupe nisën punën në terren. Këtë të dielë numurimi nisi edhe në Pogradec, grupet evidentuan speciet e ndryshme në Liqen. Ndryshe nga vitet e tjera një specie e re këtë vit i është shtuar Pogradecit.
Profesori Spase Shumka, i angazhuar në censusin e shpendëve, tha se ketë vit ka pasur një numër të konsiderueshëm të shpendëve, afër 27 specie te ndryshme vetëm në Pogradec. Sipasojë e ndryshimeve klimatike numri i shpendëve dimerues ulet tha profesori universitar. Teksa edhe ndërtimet në breg të liqenit të Pogradecit, po ndikojnë negativisht tek shpendët e zonës. Sidomos ndërtimet e platformave në Drilon.
Sipas Spasës në ujrat e liqenit të Ohrit, kemi zhdukje të species Galinago Galinago. Ndërsa ndërprerja e gjuhetisë, i ka bërë më te afrueshme me njerzit shpendët ujit. Censusi i shpendëve dimërues zhvillohet për dy ditë në të gjithë vendin, ku përfshihet edhe liqeni i Pogradecit, por të dhënat flasin për një ulje të numrit të shpendëve në të gjithë vendin për shkak të ngritjes së temperaturave.