Së fundmi një fushatë ka nisur në disa media për të konsideruar si shëmtira të cilat denigrojnë turizmin, dy objektet me vlerë historike “Turizmi i vjetër dhe Oktapodi” në Pogradec. Por si qëndron e vërteta e këtij mllefi? Po është fakt që këto godina janë degraduar dhe përdoren për qëllime për të cilat nuk janë ndërtuar. Kjo ka ardhur si mungesë e një investimi serioz nga pronarët e tyre dhe në zonat për rreth nga Pushteti Vendor. Por sot nuk është rastësi që disa media e kanë konsideruar shëmti situatën. Lind pyetja, pse pikërisht kur PD denoncovi betonizimin e e bregut të liqenit, filloi kjo fushatë mediatike? Mos vallë fajtore janë godinat e vjetra?
Fakti lidhet me fushatën mediatike, e cila synon që situatën aktuale ta paraqesi si gjendje të padurueshme për të justifikuar ndërtimet eklipsuese të cilat do të nxjerrin përfundimisht liqenin e Ohrit nga lista e trashëgimisë së UNESCO-s. Por realisht kush po i ideon apo sponsorizon këto media për të orjentuar audiencën drejt shpërqëndrimit? Siç duket tashmë ka një klan të fuqishëm në Pogradec, që monitoron të gjithë situatën për të nxjerrë pushtetin vendor të pagabueshëm. I gjithë ky klan ku përfshihen edhe eksponentë të opozitës së fundmi po mbron edhe të pa mbrojtshmet. Gjithsesi qytetarët Pogradecar nuk janë të verbër përballë farsave dhe propagandave publike.
Eshtë pak por e sigurt, që këto media nuk kanë asnjë qëllim pozitiv kundrejt qytetit, por vetëm interesa të mbrojtjes së oligarkëve të vegjël provincial.