Mbijetonte me kërkime në kazanët e mbeturinave, vdes në gjumë 55 vjeçari korçar.
Komuniteti i fatkeqëve që sigurojnë mbijetesën duke kërkuar në mbeturinave prej dy ditësh ka një ‘anëtar’ më pak në Korçë.
Arben Pasho, 55 vjeç, banues në lagjen numur 5 në Korçë ndëroi jetë pardje në darkë.
Sipas dëshmive rethanore në zonën ku strehohej, 55 vjeçari Pasho vdiq në gjumë. Ka qënë një tjetër njeri fatkeq që banonte me të, i cili teksa i afroi pak raki për t’u ngrohur e konstatoi të pajetë. Pasho, për shkak të vështirësive të tij egzistenciale ishte një përdorues alkooli.
Disa ditë më parë, Pasho i ishte drejtuar policisë lokale me një denoncim pasi e kishin qëlluar me sopatë në këmbë për ti marrë edhe ato pak qindarka që kishte siguruar me ecejaket e mundimshme natën e ditën nëpër kazanët e plehrave. Ka të dhëna të besueshme se vetë i dëmtuari e tërhoqi denoncimin për shkak të kërcënimeve.
Ende nuk dihet saktësisht, por me shumë gjasa fatkeqi i ndjerë është përcjellë në banesën e fundit me shpenzime të bashkisë.
Ndërkaq, policia e përcakton vdekjen e 55 vjeçarit si natyrale, edhe pse humbja e jetës dyshohet ti jetë shkaktuar edhe nga i ftofti në kushtet tejet mizerabël ku strehohej.
Në foto, banesa ku strehohej dhe ndëroi jetë 55 vjeçari.