Vetëm në 4 vjet janë 3-fishuar netë qëndrimet në Pogradec
Nga 2020 deri në 2023 Pogradeci rezulton jovetëm një nga qytetet turistike më të preferuara por ka shënuar edhe një rritje të konsiderueshme netë qëndrimesh në hotelet dhe bujtinat e Pogradecit. Sipas të dhënave zyrtare nga 37 subjekte formale në Bashkinë e Pogradecit rezulton se shifrat e personave qe kanë fjetur në Pogradec në periudhat Janar-Dhjetor jovetëm që janë shtuar por janë gati trefishuar, kjo në një hark kohor 4 vjecar (shiko tabelat). Ja kemi dalë bashkë me operatorët turistikë që Pogradecin ta rendisim në listën e qyteteve më të preferuara dhe tashmë jemi në rrugën e pandalshme të zhvillimit turistik, e cila i shërben më së shumti forcimit të ekonomisë lokale të qytetit dhe rrethinave.
Në postim, kemi vendosur vetëm netë qëndrimet në hotelet dhe bujtinat formale, pasi ka edhe shumë të tjera që kanë pritur vizitorë dhe turistë por që janë ende në proces formalizimi(që ekzistojnë në Booking dhe ARBNB), gjë e cila nënkupton se shifrat janë shumë herë edhe më të larta sesa kemi paraqitur në grafik. Ndërkohë që Pogradeci e mbyll vitin 2023 me rreth gjysëm milionë vizitorë dhe turistë.