Dhjetra familje në zonën e Korçës me probleme të energjisë elektrike nga moti dimëror me reshje dëbore.
Reshjet e dëborës dhe moti dimëror që zotëron gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Korçës kanë shkaktuar pasoja të ndryshme, një prej të cilave problemi në furnizimin me energji elektrike në disa zona të thella malore
Probleme me energjinë elektrike raportohet të kenë 400 familje në fshatrat Nizhavec, Petrushë, Cervenakë, Koritë dhe Guri i Kuq.
Nga ana e OSSHE-së njoftohet se grupet e punës janë në terren duke punuar për të rikthyer energjinë elektrike në këto fshatra.