3.5 C
Pogradec
2.3 C
Korçë
3 C
Bilisht
1.1 C
Ersekë
1.5 C
Maliq
4.4 C
Liqenas
Friday, December 13, 2024

Korça dhe Vlora më pak lindje, rezulton se ka më pak se një fëmijë për grua.

- Advertisement -

Korça dhe Vlora më pak lindje, rezulton se ka më pak se një fëmijë për grua.

Korça dhe Vlora, janë dy qytetet në Shqipëri, që rezultojnë se prindërit nuk po riprodhojnë vetveten.

Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2022, në qarqet e Vlorës dhe Korçës shkalla e fertilitetit ishit më pak se një fëmijë për grua në moshë riprodhimi.

Këto të dhëna tregojnë se gratë çdo vit po lindin më pak fëmijë, ndërkohë një rritje ka pësuar mosha mesatare e tyre, nga 28,6 në vitin 2018 në 29,5 në vitin 2022.

Ndërkohë Lezha, Kukësi dhe Dibra kanë shënuar rritje sa i takon lindjeve. Në qarkun e Kukësit 100 gra në moshë riprodhimi lindën mbi 215 fëmijë në vitin 2022, në Dibër lindën 197 fëmijë.

Ndërkohë, 100 gra në moshë riprodhimi në qarkun Vlorës lindën vetëm 88 fëmijë dhe në atë Korçës lindën 91 fëmijë më 2022.

Ekonomia është faktori kryesor, që ndikon në lindjen e fëmijëve, pasuar nga rritja e moshës së martesës, por dhe synime të tjera, si ndjekja e karrierës.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit