U bllokuan për orë të tëra në dëborë në majën e Mashkullorës, dalin nga situata dy mjete transporti.
Dy mjete të ndalura që dje për shkak të dëborës në vendin e quajtur ‘Mashkullorë’ të zonës Vithkuq raportohet se kanë dalë nga situata e bllokimit.
Rreshjet intensive në majën e Mashkullores prej dy ditësh kishin krijuara trashësinë e dëborës në mbi 60 cm duke bërë që banorët të hasin problematika sa i përket qarkullimit.
Sipas raportimeve, një prej xhipave pati rrëshqitje në dëborë ndërsa tjetri pas tij nuk mundi të qarkullojë duke bërë që të dyja makinat të bllokohen..
Të dyja mjetet kanë qënë me udhëtarë familjarë, por në momentet e bllokimit askush nuk ka mbetur i lënduar. Me ndërhyrjen e dy fadromave dhe pas orësh përpjekje është aritur zhbllokimi i mjeteve të mbetura në dëborë.