11.7 C
Pogradec
11.9 C
Korçë
11.5 C
Bilisht
11.1 C
Ersekë
10.8 C
Maliq
12.2 C
Liqenas
Tuesday, May 12, 2026

E Rëndë/ Shqiptarja shtatzanë vritet nga bashkëshorti në Greqi! Detaje nga ngjarja…

- Advertisement -

Tronditëse sërish me jetën e grave, një 41 vjeçare shqiptare dhe shtatzanë gjendet e vrarë në Greqi, dyshohet për krim bashkëshorti Një tjetër grua 41-vjeçare ka humbur jetën.
Gjeorgjia Murati, banore e lagjes Kalamaria të Selanikut, për të cilën bashkëshorti i saj i dytë ka deklaruar tek organet policore se nuk është kthyer në shtëpi mbrëmjen e parë të këtij viti pas punës.


Pas tre ditësh, në hetime dhe kërkime kanë marrë pjesë edhe efektivët e departamentit të krimeve të rënda dhe mbrëmjen e së hënës është gjetur trupi i saj pajetë në një baule në një zonë të Halkidhisë. Gjeorgjia ishte nënë e një vajze 13 vjeç nga martesa e parë e saj, ndërsa ishte shtatzanë në muajin e tretë me bashkëshortin e ri.


Ky i fundit kishte deklaruar në polici pas zhdukjes se ajo i kishte dërguar një mesazh ku i thoshte se kishte shkuar nga shtëpia e mamasë së saj, ndërsa kishte marrë me vete edhe një shumë prej 5000 eurosh. Më vonë ka thënë se i kishte dërguar një mesazh edhe nënës së vet, ku i thoshte se ishte larguar pasi kishte disa çështje për të zgjidhur. Janë arrestuar dy persona, bashkëshorti i fundit i viktimës dhe një shoku i tij, i cili duket se ka pohuar se 41-vjeçaren e ka vrarë burri i saj duke mos ditur ende shkakun.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit