Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec ndaluan me iniciativë shtetasin K. T., 29 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur 12-vjeçare, e cila në prani të prindërve të saj dhe psikologëve ka deklaruar se ka një lidhje 2-vjeçare me shtetasin K. T.
Sipas të dhënave të grumbulluara nga burime pranë policisë Pogradec bëhet e ditur se 29 vjecari bashkëjetonte me 12 vjecaren.
Kallëzimin sipas policisë e ka bërq nëna e 12 vjecares por ajo që bëhet e ditur po nga të njëjtat burime është se ka qënë nëna ajo që ka bashkëjetur me një person i cili ka pasur me vete dhe djalin e tij ku ky i fundit ka krijuar lidhje me vajzën e “njerkës” së tij.
Sipas policisë ata bashkëjetonin të katërt në shtëpi ndërsa vajza në prani të psikologes ka thënë se me djalin kanë 2 vite lidhje që kur ajo ka qënë në moshën 10 vjecare.
Ajo gjithashtu ka treguar se ka qënë dëshira e 2 palëve për të krijuar këtë lidhje.
Ndërkohë policia e ka shoqëruar 29 vjecarin në komisariat për të kryer veprime të mëtejshme proceduriale.