U kremtua në Korçë e Pogradec Dita e Ujit të Bekuar nga besimtarët Ortodoksë. Kremtimi i festës ka nisur prej mëngjesit me celebrimin e meshës hyjnore drejtuar nga Imzot Johani për të gjithë besimtarët në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”.
Dhe më pas qytetarët iu drejtuan shatërvanit tek lulishtja ”Vangjush Mio”, ku është zhvilluar gjithnjë ceremonia e hedhjes së kryqit në ujë. Kryqin e kapi për herë te dytë i riu nga Korça Ronaldo Kovaci, ndërsa në Pogradec i pari që kapi kryqin ishte i riu Thanas Vako. 18 vjeçari për mediat u shpreh i emocionuar dhe tha së është i bekuar që kapi kryqin pas 4 vitesh që merr pjesë në këtë ritual