22.6 C
Pogradec
23.7 C
Korçë
23.4 C
Bilisht
21.8 C
Ersekë
23.1 C
Maliq
23.3 C
Liqenas
Thursday, October 10, 2024

TRADITË e shkëlqyer / Nga Ylli Trajçe, te djali Ilir Trajçe. Bëmë “baba të të ngjaj”

- Advertisement -

Sigurisht thonë që në familje pasioni trashëgohet dhe kjo ka ndodhur me një prej familjeve më të shkëlqyera të qytetit të Korçës.

Sot po ndalemi te kjo foto që po sjellim më poshtë, teksa operatori dhe aktori i madh, Ylli Trajçe, i ka lënë trashëgimi kamerën djalit të tij, Ilirit.

Vite më parë, të gjithë në TVSH Korça e mbajnë mend Yllin, njeriun e punës dhe të pasionit, ndërkohë që sot stafetën ia ka lënë djalit të tij Ilirit, teksa edhe ai ka vite të tëra që është pjesë e stafit të Televizionit Korça, duke bërë që Ylli të ndihet krenar për këtë.

Jo më kot kemi sjellë foton që flet shumë, ku të dy janë me kamera pranë.

Përsa i përket Ylli Trajçës, ai ka kryer Liceun “Jordan Misja” në Tiranë dhe është djali i aktorit korçar, Dhimitër Trajçe. Një familje e tërë artistësh, brez pas brezi, ku Ylli tashmë ia ka lënë kamerën Ilirit.

Në kinematografinë shqiptare Ylli Trajçe ka luajtur në filma të tillë si: “Përballimi” në vitin 1976 në rolin e plaçkaxhiut. Në filmin “Pas gjurme” 1978. Në rolin e ushtarit gjerman në filmin “Dimri i fundit” dhe në rolin e një ushtari turk te “Kush vdes në këmbë”, në vitin 1984.

Pa diskutim që sot Ylli është në pension, kurse djali i tij është operator në televizion.

Shëndet dhe jetë të gjatë Yllit!

Suksese të mëtejshme për Ilirin!

Familja Trajçe një nga ato familje që duhet marrë shembull!

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit