9.4 C
Pogradec
8.9 C
Korçë
8.2 C
Bilisht
8.2 C
Ersekë
7.9 C
Maliq
9.3 C
Liqenas
Wednesday, April 29, 2026

Bitinckë/ Nuk ndalin aksidentet në juglindje. Makina përplas motorrin, plagosen burrë dhe grua!

- Advertisement -

Një aksident sapo ka ndodhur ne aksin nacional Korçë-Bilisht në afërsi të fshatit Bitinckë.

Sipas informacioneve të para mësohet se një mjet ka përplasur një motorr me të cilin udhëtonin burrë e grua. Cifti ka mbetur i plagosur dhe po transportohet në spitalin rajonal të Korçës, ende nuk dihet gjëndja e tyre. Mesohet se të plagosurit quhen Agron dhe Drita Hasaj.

Policia në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit ndërkohë me drejtuesin e mjetit do të kryen veprime të mëtejshme proceduriale.

Deklarata e policisë:

Më datë 02.01.2024, në aksin rrugor “Korçë-Bilisht”, pranë fshatit Bitinckë, automjeti tip “Isuzi” me drejtues shtetasin Sh. L., ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin A. H., rreth 64 vjeç. Për pasojë ka marrë dëmtime ky i fundit dhe bashkëshortja e tij D. H., rreth 59 vjeçe, pasagjere në motomjet, të cilët po transportohen për mjekim në spitalin e Korçës.

Drejtuesi i automjetit u shoqërua për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit