9.1 C
Pogradec
9.7 C
Korçë
8.4 C
Bilisht
9.4 C
Ersekë
8.9 C
Maliq
9.3 C
Liqenas
Sunday, March 15, 2026

Pogradec/ Rritet çmimi i ujit me 13 vota “pro”! Këshilli uron festa të mbara…

- Advertisement -

Këshilli Bashkiak Pogradec këtë të premte ka miratuar propozimin për marrje mendimi për ndryshimin e tarifave të ujit të pijshëm nga UK Pogradec Sh.a. Kjo vendimarrje i hap rrugë rritjes së tarifave të ujit të pijshëm në qytetin e Pogradecit nga kjo ndërmarrje. Edhe pse në dëgjesa publike veç kundërshtive që banorët kishin për këtë rritje të ujit të pijshëm dhe kritika të shumta për administrimin e ndërmarrjes e cila mban bilance tepër negative në buxhet.

Sot “ushtarët” e Sterjos në këshill ngritën 13 vota “pro” rritjes së çmimit të ujit dhe vetëm 3 këshilltarë votuan “kundër”. Kjo vendimarrje vjen pas rritjes së tarifave vendore vetëm një javë më parë. Duket që këshilli Bashkiak Pogradec, ka dalë jashtë kontrollit dhe po mbron vetëm interesat e pushtetit duke shkelur me të dyja këmbët ata të cilët i votuan.

Këshilltarët që votuan kundër: Arber Male, Frederik Pikuli dhe Klajdi Gjona

Gazetari Armand Braho shkruan për votimin:

“Këshilli i Turpit! Shihini mirë keto fytyra, janë pikërisht ata që votuan që në Pogradec të rriten tarifat dhe tani sapo votuan të rritet çmimi i ujit! Boll më deri këtu!

Kartonat po përdoren kundër qytetit dhe banorëve. Është emergjente vendosja para përgjegjësisë e abuzuesve në emër të popullit.

Në komunikimin e rradhës do ju nxjerr me fakte skemat abuzuese të tyre… Tani duhet të merremi personalisht me kartonaxhinjtë e gjellëtores të quajtur këshill!”

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit