Ditën e sotme në fshatin Sheqeras të Bashkisë Maliq, banorët e zonës janë ngritur në një protestë për shkak të një kundërshtie që kanë ata në lidhje me tokat e zonës, të cilat tashmë po i kalojnë një kompanie private në administrim, në cilënsinë e “Investitorit Strategjik”. Banorët kanë pretenduar se kompanisë “GREEN NATURE 17” SH.P.K. përveç tokave që ata kanë pasur në përdorim për 30 vjet, i janë marrë edhe tokat që i kanë në pronësi, në interes të investitorit që do të ngrejë një plantacion me mollë dhe lulështrydhe aty.
Ata kërkojnë që institucionet të mos i’a kalojnë privatit këtë tokë për investim, por t’ja kalojnë banorëve të fshatit. Teksa shtojnë se toka bujqësore nuk është për mollë dhe lulështrydhe dhe se për ta është e vetmja mundësi për të mbajtur ekonominë e tyre. Ndërkaq ata thonë se falë punës së tyre e kanë bërë që nga moçalishte ta kthejnë në tokë bujqësore, teksa sot kjo pasuri nuk po gëzohet nga ta.
Përfaqëues të Bashkisë bëjnë të ditur që kjo vendimarrje nuk ka të bëjë me Bashkinë, por me qeverisjen qëndrore e cila i ka kaluar tokat subjektit, për një afat kohe të caktuar kompanisë “GREEN NATURE 17” SH.P.K. Banorët paralmërojnë se nëse nuk merren për bazë kërkesat e tyre, do të protestoj fshatce përpara Ministrisë së Bujqësisë në Tiranë gjithashtu do të ngrenë padi, pasi sipas tyre nga institucionet fshati i tyre po bëhet i pajetueshëm.






