Ditën e sotëm e cila korespodon edhe me Krishlindjet ka rënë ndjeshëm numri i hyrjeve në shqipëri nga dogana e kapshticës, mësohet se vetëm nè 24 orët e fundit, kanë hyre 6753 shtetas dhe kanë dale 2696 shtetas të tjerë, por gjatë javes në total kanë hyrë afro 30 mijë shtetas. Bëhet e ditur se fluksi do të vazhdojë te jetë i lartë deri në 31 Dhjetor, pasi ka ende shtetas Shqiptarë që nuk kanë marrë pushimet në Greqi. Dogana Shqiptare ka punuar me 6 sportele, por problemi duket se vjen nga pala greke e cila po punon me sportele te reduktuara duke sjellë kështu vështirësi të punës dhe rradhë të gjata.Pogradecipress.al