Në pikën kufitare të Qafë Thanës vijon ende të ketë radhë, ndërsa qytetarët po presin nëpër makina të futen në Shqipëri. Shkak për vonesë është bërë vonesa nga pala maqedonase, pasi po punohet me staf të reduktuar. Pritja e qytetarëve zgjat nga 1 orë deri në 1 orë e 30 min.
“Kemi goxha. Unë sot po vi, ca të bëjmë, do durojmë. Fundjava ka më shumë. Jam nga Pogradeci. Kam gjysmë ore. Thash mos e kanë lehtësuar pak, por akoma më keq. Nuk rregullohet gjë. Ata që duhet me i kap nuk i kapin, ne në rrugën tonë ja”, thonë qytetarët.
Ndryshe nga Kapshtica që më së shumti ka shtetas shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në Greqi dhe kthehen për festa nga pika e kalimit kufitar të Qafë Thanës më së shumti janë qytetarë nga juglindja dhe jo vetëm që shkojnë bëjnë pazare në Maqedoninë e Veriut dhe kthehen brenda ditës.