14.4 C
Pogradec
14.6 C
Korçë
14 C
Bilisht
13.5 C
Ersekë
13.8 C
Maliq
14.9 C
Liqenas
Friday, April 25, 2025

27-vjeçari korçar shiste drogë në lokalin e tij, ja emri…

- Advertisement -

Korçë/Kontrolle intensive dhe punë operacionale e pandërprerë, në kuadër të megaoperacionit policor antidrogë, të koduar “Tempulli”.

Kishte përshtatur lokalin, për përdorim dhe shitje droge, vihet në pranga 27-vjeçari, pronari i lokalit. (Nikolin Kapurani)

Procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas tjetër, klient në lokal.

Sekuestrohen doza të lëndës narkotike kokainë, një sasi e vogël lënde narkotike cannabis sativa, mjete për përgatitjen e dozave dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari.

Si rezultat i kontrolleve intensive të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë, me mbështetjen e informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, për një shtetas që dyshohej se kishte përshtatur lokalin e tij, për përdorim droge dhe shpërndarje të lëndës narkotike në qytetin e Korçës, organizuan punën me qëllim kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë penale.

Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi Nikolin Kapurani 27 vjeç, banues në Korçë, si dhe u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. K., 28 vjeç, banues në Korçë.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në lagjen nr. 18, në lokalin në përdorim të 27-vjeçarit, gjetën doza të lëndës së dyshuar narkotike kokainë, si dhe mjete të tjera mbi banakun e lokalit, të cilat përdoreshin për përgatitjen e lëndës narkotike. Gjithashtu, shtetasit tjetër N. K., iu gjet një cigare me lëndë të dyshuar cannabis.

Në cilësinë e provave materiale u sekuestruan sasitë e lëndëve narkotike, mjetet për përgatitjen e dozave dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit