Një aksident me dëme materiale është regjistruar pak minuta më parë, në aksin rrugor Pogradec – Korçë në afërsi të fshatit Veliternë, ku një automjet ka dalë nga rruga. Mësohet se në automjet nuk ka pasur të demtuar, por vetëm dëme materiale.
Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë shpejtësia e lartë dhe humbja e kontrollit të mjetit. Automjeti duket se paraprakisht ka goditur trafikndarësin dhe më pas ka përfunduar në një tokë bujqësore disa metra poshtë rrugës. Pritet që në vendngjarje të mbërrijë policia për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Duhet theksuar që ky aks rrugor ka qenë tepër problematik ditëve të fundit sidomos në orët e mbrëmjes dhe mëngjesit për shkak të ngricave, ku janë regjistruar disa dalje mjetesh nga rruga.Pogradecipress.al