Afrimi i festave të fundvitit, ka ngritur edhe çmimet e fruta – perimeve në tregun me shumicë dhe pakicë në qytetin e Korçës. Me 20%-30% është rritja e çmimeve për produktet e ndryshme të shportës. Konkretisht 1 kg domate nga 100 lekë ka shkuar 150 lekë. Ndërsa për produktet e prodhuara në zonë: 1 kg qepë nga 70 lekë ka shkuar ka shkua 110 dhe 1 kg mollë nga 80 lekë ka shkuar 120 lekë në tregun me pakicë. Rritja e çmimeve ka dy shkaqe, afrimi i festave të fundvitit ku edhe tregëtarët shpesh herë ngrenë çmimet dhe prodhimi i pakët i produkteve bujqësore këtë vit për shkak të kushteve klimaterike.
Qytetarët e Korçës shprehen shqetësuar për këtë situatë, teksa thonë se në tryezat e tyre ka më pak produkte. Por pesha më e rëndë e kostove të shtuara bie mbi pensionistët të cilët janë në vështirësi për të përballuar rritjet e ushqimeve sidomos në fundvit.
Tregëtarët jashtë kamerave shprehen se kostot vijnë në rritje vetë nga prodhuesit dhe ata janë të detyruar të ngrenë çmimet për të pasur fitim. Ndërkaq gjithmonë e më të pakët janë konsumatorët që blenë produkte në këtë treg duke e boshatisur ambientet ku shiten prodhimet me shumicë. Të moshuarit kryesisht së fundmi, po blenë vetëm perimet më të lira (lakrën dhe preshin) për ta konsumuar në shtëpitë e tyre, për shkak të kësaj rritje të çmimeve tani në fundvit që vjen si një dhuratë e hidhur për ta.Pogradecipress.al