5.4 C
Pogradec
4.6 C
Korçë
3.8 C
Bilisht
4 C
Ersekë
3.8 C
Maliq
5.4 C
Liqenas
Monday, December 2, 2024

“Vajza shqiptare bie në dashuri me një serb” – italianët xhirojnë film në Rehovë të Kolonjës

- Advertisement -

“Vajza shqiptare bie në dashuri me një serb” – italianët xhirojnë film në Rehovë të Kolonjës

Fshati i njohur turistik Rehova kthehet në shesh xhirimi për regjisoren italiane Guilia Grandinetti.

Subjekt i filmit është një marrëdhënie e krijuar mes një serbi dhe vajze shqiptare, marrëdhënie që përfundon në altar.

Rehova u zgjodh krejt rastësisht prej regjisores italiane. Ajo kishte ardhur në Shqipëri për të zgjedhur vendin e duhur për të xhiruar këtë film. Ka mjaftuar një defekt në mjetin e saj në Ersekë për të zgjedhur këtë qytet por shumë më tepër Rehovën e njohur si sheshin ideal të xhirimit të filmit të saj.


“E zgjodha Rehovën para 5 vitesh kur kërkoja vendin e duhur për këtë histori, në fakt makina u prish. Fjeta në Ersekë dhe kur u zgjodha pashë gjithçka këtu, kuptova që ishte vendi ideal për filmin tim.
Filmi flet për historinë e një vajze shqiptare që bie në dashuri me një djalë serb, bashkoj Shqipërine dhe Serbinë në një farë kuptimi. Historia vjen si Romeo dhe Zhuljeta por ka një fund të lumtur, flet për patriarkatin, nacionalitetin, feminilitetin dhe pavarësinë e femrës “

Regjisorja ka zgjedhur një vajzë italiane që do të luajë personazhin shqiptar, ndoshta e për atë sepse karakteret janë pothuajse të njëjta, gjë që e pranon dhe aktorja kryesore e filmit Caterina Bagnulo kur tha se pikërisht për këtë ngjasim karakteresh e ka pranuar me dëshirë këtë rol.


“Është një eksperiencë e veçantë, nuk kisha qenë ndonjëherë në Shqipëri. Italinët dhe shqiptarët janë shumë të ngjashëm, u përshtata lehtë, është një histori delikate por e fortë. Është një histori universale, jo vetëm midis dy popujve dhe kjo më bëri të pranoj të isha pjesë e këtij filmi “

Në rolin e babait të vajzës është zgjedhur një kolonjar, me profesion arkitekt por që e ka bindur kastin e aktorëve se karakteri i tij rri mirë si i babit shqiptar patriarkal.


” Është emocion i veçantë që ta vesh veten në atë pozicion që nuk ke qene. Në zonën tonë nuk është përjetuar aq thellë urrejtja d, por ky është emocion i veçantë duke ditur marrëdhëniet që kemi, është tabu të japësh vajzën diku ku ka urrejtje, e vështire ta pranosh “

Xhirimet do të zgjasin për më shumë se 30 ditë e do të jenë të përqendruar në fshatin Rehovë si dhe në qytetin e Ersekës

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit