Ulja e temperaturave gjatë fundjavës, por jo vetëm, ka rritur numrin e qytetarëve të prekur nga gripi por edhe viroza të shumta, që qarkullojnë në vendin tonë.
Mjekët nëpër qendra shëndetësore të cilët vizitojnë pacientët, thonë se trendi është në rritje dhe se fillimi i vitit të ri mund të çojë në një situatë më të rënduar epidemiologjike.
Por si në rastet e virozave ashtu edhe të gripit stinor mjekët thonë se vihet re gjendje e rënduar madje shpesh edhe me komplikacione që kërkojnë trajtim mjekësor të zgjatur në kohë. Më e prekur nga virozat dhe gripi janë fëmijët e vegjël dhe mosha aktive, e cila nuk është e vaksinuara. Për të përballuar këtë sezon dimri, mjekët u bëjnë thirrje qytetarëve të vaksinohen, për ta kaluar sa më lehtë sëmundjen që shkakton virusi i gripit.