17.4 C
Pogradec
17.1 C
Korçë
16.9 C
Bilisht
15 C
Ersekë
16.4 C
Maliq
17.7 C
Liqenas
Tuesday, April 28, 2026

Fotografi pogradecar, Ardian Fezollari rrëmben dy çmime

- Advertisement -

U zhvillua dje mbrëmja gala e Konkursit Ndërkombëtar të Fotografisë dhe Videove më të bukura promovuese për Shqipërinë Turistike organizuar nga Agjencia Kombëtare e Turizmit, në vitin më të mirë të turizmit, ku morën pjesë 687 konkurrentë nga 40 vende të botës, që nga Australia e largët, India, Japonia, Kina e kudo në Europë.

Në këtë event u nderua me dy çmime (“Folklor-Etnografi” dhe “Ambasador i Turizmit Shqiptar”) edhe artisti fotograf nga Pogradeci, Ardian Fezollari, i cili njëherësh shërben si Shef i Komisariatit Kolonjë, për promovimin shumëvjeçar nëpërmjet fotografive të veçanta të qarkut tonë e zonave të ndryshme të Shqipërisë.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit