6.7 C
Pogradec
5.8 C
Korçë
4.7 C
Bilisht
5.4 C
Ersekë
4.9 C
Maliq
6.6 C
Liqenas
Sunday, January 26, 2025

Voskopoja plot me turistë në fundjavë, ndërsa gjatë javës pa këmbë njeriu…

- Advertisement -

Bashkë me festat e fundvitit rritet dhe numri i vizitorëve në juglindje. Voskopoja është një ndër fshatrat turistik me infrastrukturë të mirë rrugore dhe me ambiente dhe shërbim cilësor. Mbi 30 bujtina dhe 2 hotele presin kryesisht fundjavave numrin më të lartë të vizitorëve, të shtunave dhe të djelave vizitorë nga shqipëria e mesme dhe veriu njihen me historikun e kësaj zone.

Vizitorët thonë se mikpritja, historiku i zonës dhe kishat shumvjecare janë disa nga elementet kryesore të këtij fshati historik.

Ndërkohë operatorët turistikë thonë se Voskopoja ka mar një zhvillim kohët e fundit, por nëse e krahasojmë me vitin e shkuar këtë vjeshtë për shkak të shirave ka patur më pak turist, por festat e fundvitit e gjejnë fshatin turistik plotësisht të rezervuar.

Sipas informacioneve nga operatorët turistik hotelet për krishlindje janë rezervuar në masën 100%, ndërsa restorantët janë në rezervimin e tavolinave të fundit.

Në Voskopojë në çdo stinë të vitit mund të vizitohen 7 kisha dhe 1 manastir, prej të cilave vetëm katër janë të hapura ndërsa të tjerat janë në proces restaurimi.

Në këtë zonë nuk ka një guidë, e cila meret me drejtimin e turistëve por në te shumtat e rasteve janë vet banorët ata të cilët udhëheqin grupet e huaja. Nga ana tjetër vizitorët mundet të marin me vete produkte artizanale të zonës duke përfshirë qelimat, suvenierët.

Një nga mungesat e fshatit turistik është edhe pista e skisë, e cila do të jepte një zhvillim dhe vëmendje më të madhe zonës nga turistët. Ndërsa për periudhën e verës duhet të shtohen aktivitetet argëtuese për të tërhequr më tepër turistët në çdo ditë të javës.

Juglindja ka mar një vëmendje të shtuar kohët e fundit, sidomos për festat e krishtlindjes dhe vitit të ri, ku edhe në zona të tjera të qytetit të Korçës pronotimeve po u vjen fundi për shkak të interesit të lartë.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit