9.4 C
Pogradec
9.7 C
Korçë
9.1 C
Bilisht
8.5 C
Ersekë
8.8 C
Maliq
9.8 C
Liqenas
Tuesday, March 25, 2025

(FOTO) Mjerim në Kamenicë, 8 persona në kushte të tmerrshme! Godina po i bie mbi kokë…

- Advertisement -

Lorena Kodra:

Kafshatë që s’kapërdihet asht, or vlla, mjerimi,�kafshatë që të mbetë në fyt edhe të ze trishtimi …poema e Migjenit”Mjerimi”fatkeqësisht gjen vënd në familjen Dauti.

Kjo godinë e vjetër në periferi të fshatit Kamenicë me koridore të gjata dhe të ftohta ka qënë shkollë e këtij fshati por prej 8 vitesh shërben si streha e vetme me një cati mbi kokë e familjes Dauti.

Brenda saj nuk gjen asnjë kusht minimal e megjithatë një prej ambjenteve të kësaj godine të amortizuar që dikur ka shërbyer si klasë për nxënë është këthyer në dhomë,guzhinë,dhomë gjumi e gjithcka tjetër për këtë familje.

Jetojnë 8 anëtarë 5 prej tyre fëmijë të moshave nga 18 deri në 9 vjec.

Nk krahasohet kurrsesi me një shtëpi që Orgesti,Seferi,Nevruzi,Orgiti dhe Marsilda e kanë imagjinuar ta kenë si bashkëmoshatarët e tyre.

Mure të ftohta,dritare provizore të mbështjella me plasmas,pa energji dhe pa ujë.

Ndihmat gjatë këtyre viteve kanë qënë të pakta,më së shumti i kanë ndihmuar banorët e fshatit ndërsa institucionet kanë heshtur.

Kryefamiljari thotë se marrin vetëm një ndihmë ekonomike prej 100 mijë lekësh të vjetra 70 prej të cilave shkon për ilace.

Është i vetmi që punon në familje me punë sezonale në Greqi por që nk i siguron dot të ardhura për gjithë vitin e në këto kushte detyrohen të flenë edhe pa ngrënë.

Frigoriferi që duhej të shërbente për të mbajtur produktet ushqimore të ftohta shërben si një dollap i vjetër.

Dera mezi hapet jo se rëndon nga ushqimet por nga vjetërsia dhe pamundësia për ta zvendësuar.

Kanë 8 vite që jetojnë me dritën e qiririt,flaka e cila shërben edhe si dritë për të mësuar,është e vështirë por në këto kushte fëmijët e kanë pranuar fatin e tyre.

4 mure me një cati(banesë)do plotësonin dëshirën e 8 personave që sot jetojnë në këtë godinë të vjetër me kushte skandaloze.

Në kufijtë e skamjes të tejskajshme familja Dauti apelon për ndihmë pasi edhe këtë godinë krejtësisht të amortizuar nk e kanë më të sigurt pasi sipas kryefamiljarit është nxjerë në shitje.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit