22.6 C
Pogradec
23.7 C
Korçë
23.4 C
Bilisht
21.8 C
Ersekë
23.1 C
Maliq
23.3 C
Liqenas
Thursday, October 10, 2024

Shqipërisë po i ngelen vetëm pleqtë, pse po ikin të rinjtë?

- Advertisement -

Të rinjtë në emigrim fshati veç pensionistë. Të rinjtë kanë ikur të gjithë, ndërsa qytetarë që ende kanë mbetur në Shqipëri shprehen se do të ikin të gjithë dhe fshatrat mbyllin dyert dhe moshat e treta kërkojnë përkujdesje.

Kjo dramë e shpopullimit në fshatrave ka vite që ndihet, jo veç për numrin e popullsisë, por dhe mungesa e shumë familjve që jetonin në fshatra, ku ky numër ka rënë dhe njerzit kanë synim largimin drejtë vendeve të BE-së.

Shumë fshatra janë fshatra fushorë dhe me mundësi të mëdha për zhvillimin e bujqësisë, por sot këto fshatra nuk po i shpëtojne shpopullimit masiv. Dëshmitë të këtij fenomeni i gjen kudo në qendra fshati rrugica dhe lagje, rrugë pa njerëz, shtëpi e vila të kyçura, lokale pa pa gumzhim e klienta…
Të moshuarit janë të vetmit njerz që gjen në fshat, ku sot përbëjnë shumicën dërrmuese të popullsisë ne fshatra pa mundesinë e lëvizjes duke pritur që dikush u troket në portë.

Largimi i të rinjve nga fshati, ka bërë që të shkatërrohet një nga sektorët kyç të ekonomisë, bujqësia dhe ne vende ku ka turizem për fuqi puntore .

Dëshira për t’u larguar nga fshati është prezente edhe tek ata pak banorë që jetojnë ende aty, të cilët tregojnë se qëndrojnë ende në Shqipëri pasi nuk u është dhënë mundësia të largohen.
Banorët tregojnë se kanë humbur shpresën te politika, e cila në 30 vjet vec fjal ,premtime boshe dhe asgje konkrete jo veç per rinin, por edhe per ne si pensionista shprehen jashte kamere shume banor te fshatrave , politika eshte ajo qe ka shkaktuar këtë që po ndodh sot e do te ndodhe ne te ardhmen, nese ketu cdo dite vetem ikin .

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit