Në Ditën Kombëtare të Rinisë, Këshilli i Qarkut Korçë prezanton me krenari Kartën e Studentit për studentët e Universitetit “Fan S. Noli”!
Karta e Studentit është një hap i madh drejt mbështetjes dhe fuqizimit të të rinjve në rajonin tonë. Ajo ofron avantazhe, përfshirë tarifa të reduktuara dhe oferta speciale, jo vetëm nga institucionet publike, por edhe nga bizneset private.
Me një bashkëpunim të ngushtë ndërmjet Këshillit të Qarkut Korçë dhe bashkive pjesë e tij, ne angazhohemi të ofrojmë më shumë lehtësi dhe mbështetje për të rinjtë. Kjo kartë simbolizon angazhimin tonë për një të ardhme më të mirë për të gjithë studentët.
Buxheti i vitit 2024 do të përfshijë edhe më shumë mbështetje për të rinjtë, duke treguar angazhimin tonë të vazhdueshëm për arsimin dhe zhvillimin e tyre.
Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të mrekullueshëm! Të punojmë së bashku për të ardhmen e rajonit dhe të ndërtojmë një komunitet më të fortë dhe më të lidhur.