24.4 C
Pogradec
24.8 C
Korçë
24.2 C
Bilisht
24.9 C
Ersekë
24.1 C
Maliq
25.1 C
Liqenas
Saturday, June 27, 2026

Pogradeci nis të pres turistët, ndizet dekori festiv

- Advertisement -

Mbrëmjen e djeshme në numërimin mbrapsh u bë ndezja e dekorit festiv të festave të fundvitit në qytetin e Pogradecit. Qindra njerëz në shesh ndoqën pjesë të ndryshme të ceremonisë ku përfshiheshin një koncert i organizuar nga fëmijët e veshur me kostume festive dhe më pas performancën artistike të organizuar nga trupa e Qendrës Kulturore “ Lasgush Poradeci”.

Për nënkryetaren e Bashkisë Pogradec, Entela Gusho dekori festiv në qytet këtë vit pati risi teksa ndezja e dritave shenjon fillimin e kalendarit artistik në qytetin liqenor.

Qytetarë të ndryshëm dhe vizitorë u shprehën se atmosfera festive ka filluar të ndihet tepër në Pogradec. Edhe disa prej fëmijëve, të cilët u bënë pjesë në koncert të emocionuar uruan festa të mbara të fundvitit.

Pas qytetit të Korçës dhe Ersekës, Pogradeci ishte bashkia e rradhës e cila me nje ceremoni në shesh ngriti siparin e aktiviteteve me qëllimin e vetëm për të afruar sa më shumë turist.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit