Prefekti Nertil Jole mbledh Komitetin Rajonal të Turizmit për mbarëvajtjen e sezonit dimëror në juglindje.
Mblidhet në Prefekturë Komiteti Rajonal i Zhvillimit të Turizmit për sezonin dimëror, në vijim të mbledhjes për sezonin veror që u zhvillua në Drilon, Pogradec.
Prefekti Nertil Jole tha se ka zgjedhur për këtë takim Qendrën e Zhvillimit Rajonal Korçë, një godinë e transformuar në mjedis bashkëkohor me investim të qeverisë për ta zhvilluar këto veprimtari.
‘Viti 2023 dhe sezoni veror që kaluam, ka qënë i suksesshëm edhe për qarkun tonë. Statistikat për turistët në rang kombëtar e reflektuan këtë. Po ashtu, përfundimi i investimeve të rëndësishme në infrastrukturë në qarkun tonë, do e favorizojnë edhe më shumë rritjen e flukseve.
Institucioni i Prefektit të Qarkut Korçë ka hartuar Planin e Masave për menaxhimin e sezonit turistik dimëror 2023-2024, me qëllim trajtimin e çështjeve që lidhen apo që lindin nga veprimtaritë turistike dhe menaxhimin e bashkëpunimit midis Njësive të Vetëqeverisjes Vendore, Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe institucioneve të tjera të turizmit në nivel vendor’ ka thënë Prefekti Nertil Jole.
Ky plan synon:
– Garantimin e rendit dhe qetësisë publike;
– Rritjen e sigurisë rrugore;
– Lehtësimin e hyrje-daljeve në kufi;
– Plotësimin e sinjalistikën në të gjithë Qarkun Korçë;
– Furnizimin pa ndërprerje me ujë të pijshëm e energji elektrike;
– Mbikqyrjen e vazhdueshme të sigurisë ushqimore;
– Sigurimin e kontrolleve për një higjenë të lartë;
– Menaxhimin sa më të mirë të mbetjeve në zonat turistike, etj;
– Zbatimin e kalendarit të festave lokale, për t’u konsideruar një rajon tërheqës për turistët.
– Bashkëpunimi i bashkive të qarkut për të mundësuar një ofertë për zhvillimin e turizmit të integruar në të mirë të gjithë rajonit;
All reactions:
11