Nisin rreshjet e borës në juglindje të vendit.
Prezencë të borës ka pasur gjatë rrugës Korçë-Pogradec, në disa pjesë të këtij aksi dhe në majë të Qafë Thanës.
Rrëshjet kanë qënë me intesitet mesatar duke mos krijuar problematika në rrugë, por megjithatë ka pasur prezencë të borëpastrueseve përgjatë akseve për të shmangur problematikat që mund të krijohen nga moti. Rreshje në formë shiu dhe dëbore ka pasur edhe në zona të tjera po pa krijuar probleme.
Gjatë orëve të natës drejtuesit e mjeteve duhet të tregojnë kujdes të shtuar në rrugë, ndërkohë temperaturat pritet të ulen gjatë mëngjesit dhe ditës së premte duke bërë që minimumi dhe maksimumi të luhaten nga -3 deri në 4 gradë.
Rreshje debore edhe ne qytetin e Korçës, borëpastrueset në terren. Nuk janë shënuar problematika. Edhe një nga akset më të përdorura në juglindje të vëndit sic është aksi Korcë -Pogradec është përfshirë nga rreshjet.