Menaxhimi i mbetjeve duket se po dështon në Pogradec nga kompania Rej.Shpk. Edhe pse Bashkia e qytetit do të rrisi taksat e pastrimit, përsëri duket se shumë kosha mbeten plotë për ditë me rradhë duke sjellë aromë të keqe për komunitetin. Një banues i lagjes nr.1 të Pogradecit shprehet i shqetësuar për këtë situatë dhe denoncon rastin në Pogradecipress.al, ai shkruan:
“Nepermjet jush dua te ngreh kete shqetesim pamjet qe po shikoni ne foto ndodhen perballe garazhit te Gjergji Lekes era e keqe e plherave po behet e pa durueshme nuk hapim dot dritaret ne behar eshte akoma me keq shpresoj qe te behet dicka per kete situate sepse ky problem sa vjen dhe po behet me i madh!” mbyll mesazhin qytetari i cili për arsye sigurie nuk do t’i publikohet identiteti.
Ftojmë Bashkinë të marri masa për këtë situatë, me kompanië që është angazhuar për të pastruar qytetin për miliona lekë në muaj dhe që nuk po e bën si duhet këtë shërbim.