Artisti i njohur Strugan dhe miku i Pogradecit Guximtar Rushani publikon këngën e re të tij, të titulluar “Sentimental”. Guximtar Rushani është artist i njohur në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut dhe fitues i shumë çmimeve për muzikën në të dy vendet. Gjithashtu ai njeherazi mban detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës dhe pedagogut pranë këtij universiteti. Kënga e publikuar pasditen e kësaj të mërkure, vjen si vazhdimësi e bashkëpunimeve të tij shumë vjeçare. Me muzikë nga Vullnet Ibrahimi dhe me një klip të realizuar në Strugë, kënga “Sentimental” është publikuar në kanalin personal në youtube të Guximtar Rushanit.A.B.Pogradecipress.al