5.6 C
Pogradec
4.4 C
Korçë
3.8 C
Bilisht
3.6 C
Ersekë
3.7 C
Maliq
5.3 C
Liqenas
Monday, December 2, 2024

Pogradec/ Çmimi i druve i papërballueshëm, banorë të revoltuar për situatën e papunësisë në qytet…

- Advertisement -

Ngrohja me dru gjatë stinës së dimrit në një qytet si Pogradeci ku temperaturat zbresin disa gradë nën zero nuk është më alternativë e parë. Qytetarët thonë se përdorin energji elektrike dhe gaz për ngrohje, pasi drutë kushtojne më shtrenjtë

Për vite me radhë qytetarët e Pogradecit janë ngrohur me dru zjarri, por për shkak të rritjes së vazhdueshme të çmimit të druve, tashmë po zgjedhin të ngrohen me gaz ose energji elektrike. Në fushat ku tregtohet lënda drusore çmimi i druve të zjarrit është 6 500 Lek për meter/sterë. Për të kaluar dimrin një familje i duhen mesatarisht 7 metër sterë që në total shkon 45,500 Lek. Kjo është kosto e papërballueshme për familjet me të ardhura të pakta dhe pensionistët.

“Ngrohem me kondicioner drutë e zjarrit janë shumë shtrenjtë. Pyjet u shkretuan. Ska më pyje. Me korent ngrohem se drutë shkojnë 75 mijë. Kushton 65 mijë për metër kub dhe 10 mijë transporti me ti ngjit lart në banesë. Unë marr pension 180 mijë ca do bësh me aq lek 30 bëjnë ilacet. Të paktën 5 metro më duhen gjatë dimrit. Nuk e përballoj dot” tregon një qytetar.

Sipas të dhënave zyrtare në Pogradec numërohen 4000 familje me ndihmë ekonomike.

“Ngrohemi me korent, vetëm në darkë. Drutë s’kemi mundësi ti blejmë” thotë një qytetar tjetër

Por shefi shef i Inspektoriatit Pyjor në Pogradec e sheh në këndvështrim tjeter. Ai thotë se përdorimi i druve të zjarrit për ngrohje ëshë ulur për shkak të investimeve në sistemet kapot të banesave.

“Në disa lagje janë bërë investime nga bashkia me sistem kapot” thotë Hekuran Hoxha Shef i Inspektoriatit Pyjor.

Ndërsa sa i përket shfrytëzimit të pyjeve, zyrtari i bashkistë thekson se kompanitë e licensuara e marrin lëndën drusore në Përrenjas dhe Librazhd, ndërsa pyjet në Pogradec shfrytëzohen vetem për sigurimin e ngrohjes në shkolla dhe institucione.

“Nga Librazhdi dhe Përrenjasi i marrin kompanitë se ne kemi pyje të rinj. Vetem dy subjekte shfrytëzojnë pyjet këtu për furnizimin e kopshteve e shkollave subjekteve shtetërore” tregon Hekuran Hoxha Shef i Inspektoriatit Pyjor.

Sipas të dhënave zyrtare në Bashkinë e Pogradecit nevojiten 38-40 mijë metër sterrë dru, për konsumin vjetor të popullatës.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit