Avokati Nevzat Tarelli, i cili mbrojti përpara gjykatës Stilian Pashon deklaroi se ish-funksionari nuk ishte në dijeni të ngarkesës që mbante automjeti dhe se udhëtoi rastësisht drejt doganës me atë automjet. Para mediave avokati mbrojtës tha:
Avokati Nevzat Tarelli:
Ka zgjatur seanca se është debatuar dhe në aspektin praktik dhe teorik të provave. Në rastin konkret në vlerësimin tim, ka një tejkalim të logjikës së dyshimit të arsyeshëm për këtë vepër penale. Pra, kjo vepër penale që duhet të ekzistojë që subjekti duhet të ketë djeni të plotë, që dyshohet se ka trafikuar lëndë narkotike duke pasur dijeni që ka pasur lëndë narkotike në makinë. Dijeni, e cila në këtë fazë eshtë e supozuar dhe nuk është e mbështetur në prova. Pra, jo çdo veprim në kundërshtim me ligjin, rregulloren apo udhëzimet mund të çoj në veprën penale të trafikimit, sepse ai mund të jetë një veprim i pakujdësshëm, një veprim në tejkalim të kompetencave, një veprim për të krijuar një procedurë të lehtësuar doganore, por që të ekzistojë trafikimi duhet që subjekti (kryekomisari) duhet të kishte dijeni për lëndën narkotike, gjë që nuk më rezulton nga asnjë e dhënë. Aq më tepër që nuk ka pasur asnjë njofje asnjë komunikim, të dhënë të tillë që mund ta ngrejë dyshimin në këtë nivel.
Jo vetëm që ka mohuar dijeninë për ekzistencën e lëndës narkotike, por në gjëndje emotive e mohon dhe nuk e pranon dot pozitën në të cilën ndodhet, pasi nuk e ka menduar kurrë dicka të tillë. Ka sqaruar pozitën e tij, ka shkuar në doganë me atë mjet për shkak të udhëtimit, mjet i rastësishëm dhe pikërisht në këto rrethana, i ka krijuar një farë privilegji subjektit, për të mos qëndruar gjatë në rradhë. Kaq është dijenia e tij, nuk është dijenia për lëndë narkotike.
Pra, dyshimin prokuroria në rast se e bën hipotetik dhe niset nga fakti që këta subjekte të proceduar kanë kaluar edhe herë të tjera në Greqi. Por, ky është një dyshim hipotetik, ku praktikat gjyqësore nuk mund të ngrihet dyshim.
Ka vetëm një rast që është në muajin Maj, që nga dogana ka shkuar në Kostur me një shtetas që është në procedim, ose dyshohet se nuk dihet nëse është në procedim dhe ka shkuar nga dogana në Kostur, ku ka marrë disa ilaçe më nënën e vet të sëmurë dhe është kthyer. Ndërkohë personi ka shkuar në Selanik. Pra, me një mjet të rradhës që ka udhëtuar për t’u kthyer.