Makinat e mbeturinave në qytetin e Pogradecit duket se nuk njeh një orar për të zhvilluar punën e saj. Këto makina dalin në qytet në oraret e mëngjesit ose drekës ku fluksi i njerëzve, nxënësve dhe makinave në qarkullim në qytet është më i madh, për këtë shkak qarkullimi dhe parkimi i automjeteve në pogradec has vështirësi. Duke qënë në këto kushte mos patja e një orari zyrtar krijon një kaos trafiku dhe qarkullim me vështirësi në Pogradec. Flota e automjeteve të pastrimit gjendet në çdo orë të ditën në të gjitha zonat e qytetit dhe ky keq menaxhim rëndon mbi qytetarët dhe njëherazi tregon papërgjegjshmërinë e administratorëve të kompanisë kontraktore.Pogradecipress.al