Mbi 65 mijë pensionistë në qarkun e Korçës janë në pritje të shpërblimit prej 5 mijë lekësh i cili shpërndahet tek ata në fundvit. Data e shpërndarjes së këtij shpërblimi ende nuk është përcaktuar, ndërsa për tërheqjen e tij do të ketë një afat prej 36 muajsh. Burime nga DRSSH Korçë bëjnë me dije se gjithë dokumentacioni është gati, ndërsa janë në pritje të VKM-së i cili do të përcaktohet se kur do të ns shpërndarja. Nga ana tjetër këto burime u shprehën se vetëm disa kategori pensionistësh do ta përfitojnë këtë shpërblim. Pensionistët nga ana tjetër janë ende në pritje të shpërblimit.