Nafta pa akcizë/ Procesi përfundon në fund të dhjetorit
Të gjithë fermerët që kanë aplikuar për të përfituar naftën pa akcizë do të marrin sasinë në bazë të sipërfaqeve që zotërojnë. Drejtori i Agjencisë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor në Korçë, Vullnet Gjolla ka bërë me dije se deri në fund të muajit dhjetor fermerët duhet ta tërheqin sasinë e naftës, përfshi këtu edhe fermerët potencialë dhe superpotencialë që nuk e kanë tërhequr të gjithë sasinë për të cilën kanë aplikuar.
Në qarkun e Korçës kanë aplikuar në skemën e naftës 10 750 fermerë, nga të cilët kanë përfituar rreth 7500, ose rreth 70% e tyre. Pjesa tjetër do të marrë kartat e naftës pa akcizë deri në fund të dhjetorit.
Burimi: RTSH Korça