Burimi: Korça Boom
Trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenoviç ka dalë në konferencë për shtyp përpara mediave, konferencë që u zhvilluar në stadiumin “Skënderbeu”.
Ajo që është e rëndësishme lidhet me faktin se vetë njëshi i stolit bardhekuq ka bërë të ditur se Skënderbeu e ka analizuar me hollësi barazimin e fundit me Kukësin, ndërkohë që ajo ndeshje nuk do të përsëritet më.
Sipas trajnerit të Skënderbeut në sallën e konferencave në stadium, nesër ndaj Erzenit, nuk diskutohet që ndeshja me Kukësin nuk do të përsëritet më, por shprehet i bindur që Skënderbeu do të marrë 3-pikëshin e radhës.
Ja dhe njoftimi që ka dhënë klubi “Skënderbeu” pas konferencës së shtypit të trajnerit Gvozdenoviç:
Ivan Gvozdenoviç: “Me Kukësin pati një shpërqëndrim i cili nuk do të ndodhë këtë herë ndaj Erzenit. Fitorja është e padiskutueshme. Lojtarët kanë marrë mësimet e duhura, stërvitja ka qenë intensive dhe nesër do të marrim 3 pikë.
Skënderbeu-Erzeni
Të Shtunë ora 17:00
Stadiumi “Skënderbeu”