15.5 C
Pogradec
14.4 C
Korçë
14.4 C
Bilisht
14.1 C
Ersekë
13.6 C
Maliq
16 C
Liqenas
Tuesday, October 15, 2024

Vritet me armë zjarri 55-vjeçari, plagoset një tjetër

- Advertisement -

Një ngjarje e rëndë  për motive ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e Laknasit në Kamëz ku ka mbetur i vrarë me armë zjarri një person.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Fatos Shupi”, ku  pas një konflikti për motive të dobëta, Maliq Marku, rreth 70 vjeç, ka vrarë me armë zjarri fqinjin, Shefqet Hasën, rreth 55 vjeç.

Po ashtu ai ka plagosur edhe 50-vjeçarin Besim Keça. Ky i fundit është plagosur aksidentalisht në vendngjarje dhe aktualisht ndodhet në spital. Konflikti mes fqinjëve ka ndodhur për një kanal uji, ku do të vendosej një tabelë dhe secili pretendonte që tabela mos të kapte tokën e tij.

Autori i dyshuar është arrestuar në flagrancë, si dhe është sekuestruar dhe arma e përdorur gjatë krimit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit