Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Prishtinë, ku dhëndri, Edon Bujupi, ka masakruar me thikë vjehrrin e tij, Ali Kosova, 52-Vjeç. Sipas raportimeve kjo ka ndodhur pasi ata kanë pasur një mosmarrëveshjeje mes tyre. Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e djeshme (29 Nëntor) në Prishtinë, ku dhëndri, Edon Bujupi, ka masakruar me thikë vjehrrin e tij, Ali Kosova, 52-Vjeç. Sipas raportimeve kjo ka ndodhur pasi ata kanë pasur një mosmarrëveshjeje mes tyre.
Sipas raportimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30 në rrugën Ali Vitia. 52-vjeçari u dërgua në spital por nuk arriti që t’i mbijetojë plagëve të marra. Ndërsa Edon Bujupi është arratisur nga vendi i ngjarjes dhe është shpallur në kërkim nga policia.
Bashkëshortja e tij, A.Kosova, më 24 nëntor kishte kërkuar ndihmën e Policisë, duke thënë se Edoni një natë më parë ka dalë nga shtëpia dhe nuk ka asnjë informacion për të.
Mbrëmjen e 26 nëntorit, Edoni ishte paraqitur në stacion policor, ku është parë në gjendje të mirë shëndetësore dhe ka deklaruar se gjatë kohës që ishte raportuar i zhdukur, ka qëndruar në Prizren për qejf.