Gjatë vitit 2022 shumë qytetarë u prekën nga virusi i gripit, i cili nuk ishte i lehtë për t’u kaluar. Fundi i dhjetori të vitit 2022 ishte periudha që shënojë pikun e rasteve me grip në vendin tonë, ku nga pandemia e Covid 19 kaluam në një epidemi gripi. Ekspertët u shprehën se rritja e të prekurve nga gripi lidhet me numrin e vogël të vaksinimeve të gripit që qytetarët bënë në vitin 2022, prandaj duket se nga kjo eksperiencë e një viti më parë qytetarët pogradecar janë frikësuar kanë nisur të rendin sa më shpejtë për t’u vaksinuar.
Për këtë situatë burime kanë bërë të ditur se në qytetin e Pogradecit vaksinimi antigrip ka ecur me ritme të kënaqshme dhe të larta në qendrat shëndetësore. Interesi i qytetarëve për t’u vaksinuar ka qenë nga të gjitha grupmoshat. Në fillim janë marrë 1000 doza, të cilat sipas burimevejanë drejtë përfundimit të tyre. Me mbarimin e këtij kontigjenti aktual atherë do të bëhet tërheqja e dozave të tjera pasi edhe qytetarët janë të interesuar që të vaksinohen.
Burimet bëjnë të ditur se vaksinimi anigrip që qytetarët po kryejnë do të ndihmojë për një imunitet më të mirë dhe të fortë gjatë stinës së dimrit duke i mundur virozat dhe situatat gripale.