6.7 C
Pogradec
5.8 C
Korçë
4.7 C
Bilisht
5.4 C
Ersekë
4.9 C
Maliq
6.6 C
Liqenas
Sunday, January 26, 2025

(Investigim) Ekskluzive: UNESCO urdhëron ndërprerjen e punimeve në Drilon, Bashkia Pogradec refuzon të plotësojë rekomandimet…

- Advertisement -

Nga Armand Braho

Liqeni i Ohrit është pjesë e trashëgimisë Botërore të UNESCO-s që prej vitit 2019 dhe si e tillë duhet që autoritetet lokale të zbatojnë një sërë rekomandimesh për të mbrojtur këtë trashëgimi. Në këto kushte në mbledhjen e fundit të UNESCO-s është urdhëruar ndërprerja e menjëhërshme e projektit të Parkut Ujor të Drilonit, pasi po jep impakt tepër negativ në zonë. Por duket se Kryetari i Bashkisë Pogradec Ilir Xhakolli nuk po i kushton rëndësi kësaj kambane alarmi, e cila rrezikon statusin e Trashëgimisë Botërore Natyrore të Liqenit. Në takimin e fundit të organeve drejtuese të kësaj organizate zhvilluar në Riyadh, Kingdom of Saudi Arabia në Shtator 2023 është urdhëruar si më posht:

“Shpreh shqetesimin e të thellë për aprovimin e projektit të Parkut Ujor të Drilon-Tushemisht, pa u zbatuar rekomandimet kryesore të misionit të Monitorimit Reaktiv të vitit 2020 dhe i kërkojmë Palës Shqiptare, të ndalojë zbatimin e këtij projekti dhe ti kalojë Qendrës së Trashgimisë Botërore detajet e dokumentacionit të projektit të miratuar për shqyrtim nga Organet Këshillore.“

Teksti origjinal: “Expresses its deepest concern about the approval of the Drilon-Tushemisht Water Park project without the corresponding recommendations of the 2020 Reactive Monitoring mission having been implemented and requests the State Party of Albania to halt further implementation of the project and transmit to the World Heritage Centre the detailed documentation of the approved project, for review by the Advisory Bodies;”

Por duket se nga vendimi i organeve drejtuese të UNESCO-s, i dalë në muajin Mars të këtij viti, pala Shqiptare nuk ka reaguar. Përkundrazi, projekti për Parkun Ujor të Drilon – Tushemishtit ka vazhduar dhe duket se autoritetet nuk kanë kryer ndryshimet kryesore të kërkuara nga UNESCO, për të. Kjo situatë rrezikon serjozisht statusin e liqenit, kur për krahë janë edhe rekomandimet e tjera për të marrë masa për ndotjen minerare dhe emetimin e ujrave të zeza përsëri në liqen. Por duket se Bashkia e Pogradecit, qëllimisht nuk po merr masa për të parandaluar nxjerrjen e pjesës Shqiptare të liqenit nga lista e UNESCO-s.

Ndërkohë një tjetër pikë e cila rëndon pozitat e pushtetit vendor për çështjen e statusit, është edhe zhvillimi i F1 H2O, i planifikuar për vitin e ardhshëm, për të cilin pushteti vendor nuk ka kryer asnjë konsultim paraprak me UNESCO-n, por edhe me palën Maqedonase, ku informacionet e fundit bëjnë të ditur se në shtetin fqinj, organizata të shoqërisë civile do i drejtohen institucioneve të vendit të tyre për të kundërshtuar këtë veprimtari në ujrat e Liqenit të Ohrit.A.B.Pogradecipress.al

Pjesa e parë e investigimit

Dokumenti autentik i UNESCO-s

Satësim: Investigimi përbëhet nga 7 pjesë dhe në të do të shpalosen dokumenta dhe fakte mbi abuzimin dhe dëmtimin e Parkut Kombëtar të Drilonit dhe Liqenit të Ohrit.

Ky është artikull ekskluziv i Pogradecipress.al, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Pogradecipress.al” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit