28 Nëntori është dita më e madhe e historisë sonë kombëtare. Akti i Shpalljes së Pavarësisë në vitin 1912 mishëron luftën shekullore të popullit shqiptar për liri e pavarësi dhe përpjekjen e mendjeve të tij të ndritura, që kurorëzuan këtë aspiratë të madhe.
Korça me figurat e saj të çmuara ndriçoi këto përpjekje. Është shumë domethënës fakti që 6 nga 40 nënshkruesit e pavarësisë ishin nga Korça.
Shpallja e Pavarësisë dhe njohja e Shtetit Shqiptar nga Fuqitë e Mëdha do të hapte epokën moderne të historisë shqiptare. Historia që pasoi 28 nëntorin 1912, na ka treguar jo pak herë në këto 111 vite, sesa vendimtar ishte akti i Ismail Qemalit dhe gjithë burrave patriotë të kombit tonë. E vendosur në kontekstin e ngjarjeve aktuale, ajo duket akoma edhe më e lavdishme dhe e rendesishme.
Urime të gjithëve për Ditën e Flamurit dhe pavarësinë e Shqipërisë!
Nderim për përpjekjet dhe luftën e popullit shqiptar për liri e pavarësi!